Luana Vjollca zbuloi para disa ditësh se “Shiko kush luan” po i vjen fundi dhe për këtë sezon. Moderatorja dhe autorja e një prej programeve më të suksesshëm në ekranet shqiptare, ka zbuluar se kanë mbetur edhe vetëm 4 episode për t’u transemtuar. Emisioni do të finalizohet në 30 janar dhe këtë lajm e ka ndarë vetë Luana me disa foto nga zyra e saj.
Sot ajo ka xhiruar një nga episodet që kanë mbetur dhe ka treguar se është aq detajiste sa e ndjek programin deri në fund. Ajo ka publikuar disa video në të cilat ka treguar se pasi përfundon me moderimin, ulet pas kamerave dhe ndjek performancat për t’u siguruar se çdo gjë do të shkojë mirë.
“Sapo mbaruam xhirimet e emisionit ‘Shiko kush luan’ për nesër… tani jam ulur në një cep pas kamerave duke ndjekur performancat për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë”, ka shkruar Luana.
Me këtë rast ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në karrierën e saj prej 15 vitesh në televizion, që për Luanën kanë kaluar sa hap e mbyll sytë.
“Por ky cepi më bëri të realizoj që këto drita, skena, kamerat etj janë jeta ime. Jam rritur kështu… 15 vite kaluan sa shpejt! Faleminderit që i keni dhënë kuptim 15 viteve të karrierës sime me dashurine tuaj”, ka shkruar moderatorja.
Mirëpo këto fjalë i kanë trembur disa fansa të saj, të cilët kanë menduar se kështu ajo po përpiqet të tregojë se po i jep fund karrierës televizive. Por Luana i ka qetësuar të gjithë dhe ka treguar se ky është vetëm fillimi për të.
“P.S më keni shkruar shumë pse këto fjalë sikur po mbyll karrierën? Jo! Unë në fakt veç sa kam filluar, por ishte një ndjesi që më erdhi ta ndaja me ju. Ju dua të gjithëve”, ka shpjeguar Vjollca.