Rovena Dilo tregon momentin më të dhimbshëm në “Diva Show” (VIDEO) – AlpeGossip
Rovena Dilo tregon momentin më të dhimbshëm në “Diva Show” (VIDEO)

Rovena Dilo tregon momentin më të dhimbshëm në “Diva Show” (VIDEO)

Pak ditë më parë është mbajtur koncerti “Diva Show” me protagoniste 4 këngëtare të njohura të muzikës shqiptare e një prej tyre ka qenë Rovena Dilo. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” këngëtarja ka rrëfyer më shumë detaje nga prapaskenat dhe organizimi i këtij projekti dhe siç ka patur të mirat pati edhe disa probleme gjatë tij.

“Momenti më i dhimbshëm për të gjithë ne ka qenë se nuk ka patur mbështetje nga sponsorat. Shqipëria është vend anadollak, maskilist dhe përkrahen më shumë meshkujt se gratë. Të përkrahësh divat është më e vështirë se të përkrahësh çingijet. Të përkrahë sh diva do të thotë të përkrahësh femra me personalitet me ide. “,- është shprehur Rovena duke treguar zhgënjim për këtë pjesë të njerëzve që në fakt ende nuk kanë ecur me kohën dhe bëjnë akoma diferencën gjinore edhe në art.