“Nuk kam më asgjë për të dhënë”: Albano Bogdo braktis aktrimin? – AlpeGossip
“Nuk kam më asgjë për të dhënë”: Albano Bogdo braktis aktrimin?

“Nuk kam më asgjë për të dhënë”: Albano Bogdo braktis aktrimin?

Qëkurse u ngjit në skenën e spektaklit “Apartamenti 2XL”, ai fitoi menjëherë zemrën e publikut duke u shndërruar në një prej aktorëve më të dashur të humorit në Shqipëri.

Mirëpo, kjo punë disa vjeçare mund ta ketë konsumuar aktorin e famshëm, i cili së fundmi i ka lënë pa fjalë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka bërë një deklaratë të dyshimtë në lidhje me karrierën e tij.

“Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë.”-ka shkruar Albano në postimin që të lë të kuptohet se ai mund të ketë ndërmend të tërhiqet nga aktrimi.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë vetëm një shaka e aktorit të famshëm.