Pak javë pasi Sebastian Bear-McClard u akuzua se ishte një qiramarrës mashtrues dhe një makth për fqinjët, bashkëshortja e tij Emily Ratajkowski u shpreh në mbrojtje të tij.
Në disa postime në Twitter, Emily sqaroi situatën për dramën e krijuar rreth një banese në Nju-Jork dhe mohon fjalët që bashkëshorti i saj është aq i pasur sa thuhet.
“Bashkëshorti im është 38 vjeç, jo 31 vjeç. Ai është një producent i pavarur filmash, kështu që njerëzit që mendojnë se ai është i pasur është diçka e mirë, por nuk bazohen në fakte”, shkroi modelja.
Ajo më pas shtoi se Sebastian-i është rritur nga një familje artistësh, që luftojnë për të ardhurat dhe kanë qenë të çmuar në vendin e tyre të lindjes.
“Ai u rrit në lagjen ku jeton tani, të dy prindërit e tij janë artistë që çmohen vendin e tyre në qendër të Nju-Jorkut. Unë u zhvendosa në shtëpinë e tij një vit më parë”, vazhdon më tej Emily, e cila e mbyll me fjalinë se është turp që njerëzit të cilët punojnë në fusha krijuese po largohen nga qyteti.
Ratajkowski dhe Bear-McClard jetojnë në një apartament ku nuk paguajnë qira, falë ligjit që mbron artistët të cilët mundohen.







![I thonë “mjaft i hape shalët për të nxjerrë b*thën se…”, Oriola Marash e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/orriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii-400x224.jpg)







