LANË NAM/ Dua dhe Rita i bënë të papriturën njëra-tjetrës në “Met Gala” (FOTO) – AlpeGossip
LANË NAM/ Dua dhe Rita i bënë të papriturën njëra-tjetrës në “Met Gala” (FOTO)

LANË NAM/ Dua dhe Rita i bënë të papriturën njëra-tjetrës në “Met Gala” (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në “Met Gala” morën pjesë edhe dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Kjo e fundit mori pjesë për herë të parë në këtë event dhe nuk zhgënjeu aspak me paraqitjen, por përkundrazi u cilësua si një ndër të ftuarat që i ishte përshtatur më së miri temës së “Met Gala”.

Ndonëse të gjithë prisnin që në këtë event dy shqiptaret t’i shihnin bashkë, Rita dhe Dua nuk u bashkuan as për ‘sy e faqe’ duke treguar hapur se armiqësia mes tyre vazhdon.

Rita dhe Dua nuk e takuan njëra-tjetrën gjatë “Met Gala” ndërsa me VIP-at e tjerë u shoqëruan gjatë gjithë mbrëmjes.

Kujtojmë që Rita dhe Dua nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën që prej fillimit të karrierës së Duas. Thuhet se motra e Ritës nuk e ndihmoi Duan që të hyjë në industrinë muzikore dhe dy shqiptaret mbajnë inat që asokohe.