U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai tregon ç’fshihet pas emrit të veçantë të së bijës (FOTO) – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai tregon ç’fshihet pas emrit të veçantë të së bijës (FOTO)

U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai tregon ç’fshihet pas emrit të veçantë të së bijës (FOTO)

Aktori i njohur Erion Isai u bë baba për herë të dytë këtë të enjte. E shoqja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë E’dua.

Së fundmi, në emisionin “Abc-ja e pasdites”, Erioni ka treguar si erdhi ideja e këtij emri. Ai tha se emri është propozuar nga vjehrra e tij dhe apostrofi i është vendosur për të krijuar një fjalë shqip.

“Erdhi nga halli, si me thënë, sepse na pëlqente Dua, por ky ishte një emër shumë i përhapur. Mamaja e bashkëshortes ime propozoi E’dua. Ne e vendosëm edhe apostrofën për t’i dhënë ndarjen fjalës, për të  krijuar një fjalë shqip. Ne jemi partizanë të gjuhës shqipe për ta trashguar atë, është një lloj krenarie gjuha shqipe, nuk na pëlqen ideja e emrave të huaj”, tha aktori.