Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari mohoi pretendimet se ka vdekur dhe se u zëvendësua nga një klon, duke i quajtur spekulimet “thashetheme injorante”.
Në një postim në Twitter të dielën, Buhari iu adresua raportimeve ndërsa ishte në një takim në Poloni.
“Një nga pyetjet që mu bë sot gjatë takimit me nigerianët në Poloni, ishte nëse unë jam i klonuar apo jo?”-tha ai. “Zërat injorantë nuk janë të habitshëm, kur unë isha me pushime mjekësore verën e kaluar shumë njerëz shpresonin që unë të vdisja.”
Buhari kaloi periudha të gjata në Londër duke marrë trajtim mjekësor në vitin 2017 dhe në një rast qëndroi larg Nigerisë për më shumë se tre muaj.
Mungesa e tij nxiti spekulime të forta në vend për shëndetin e Presidentit dhe shumë raporte të rreme qarkullonin në internet duke thënë se ai kishte vdekur.
Pasi njerëzit besuan se Muhammadu Buhari vdiq, nxituan tek zv/presidenti Yemi Osinbajo duke kërkuar të ishte zëvendës i tij.
“Kjo gjë e turpëroi shumë, ne e diskutuam kur më vizitoi, ndërsa unë po e rimerrja veten,”-shtoi Buhari. “Unë mund t’ju siguroj se ky jam me të vërtetë unë. Më vonë këtë muaj unë do të festoj ditëlindjen time të 76-të. Dhe jam ende i fortë.”