AS “PAELLE” ME FRUTA DETI DHE AS “BIFTEKU RIBEYE”/ Ushqimi I preferuar i Vipa-ve shqiptar: Nga grosha e Dafina Zeqirit tek… – AlpeGossip
AS “PAELLE” ME FRUTA DETI DHE AS “BIFTEKU RIBEYE”/ Ushqimi I preferuar i Vipa-ve shqiptar: Nga grosha e Dafina Zeqirit tek…

AS “PAELLE” ME FRUTA DETI DHE AS “BIFTEKU RIBEYE”/ Ushqimi I preferuar i Vipa-ve shqiptar: Nga grosha e Dafina Zeqirit tek…

Artistët shqiptar ndajnë gjithmonë nëpër rrjetet sociale foto nga e përditshmja e tyre.

Disa kanë nisur pushimet dhe po shijojnë rrezet e diellit kurse artistë të tjerë vazhdojnë me projektet dhe punën.

Shumë prej tyre reklamojnë luksin , dreka dhe darka nëpër restorante përrallore por disa prej femrave të showbizit shqiptarë kanë zgjedhur të na tregojnë ushqimin e tyre të preferuar.

Nuk është as ushqimi kinez dhe as italian ,as bifteku “Ribeye” dhe as kërpudhat “Mattake”!
Po ju njohim me pjatat e preferuar të Vipa-ve tanë.

Eva Murati

Moderatorja poston foton dhe tregon ushqimin e saj të preferuar në mëngjes. Bukë me gjalp është ajo që Eva preferon sa herë zgjohet nga gjumi.

Jonida Alickolli

Gazetarja na tregon në Instagram se po konsumon petulla dhe djath në lokal. Me sa shohim Jonida në orarin e drekës preferon këtë ushqim tipik shqiptar.

Riselda Sejdija

Balerina është një nga femrat më të pasura të showbizit shqiptar, por përveç luksit që tregon në Instagram Riselda na njeh edhe me ushqimin e saj të preferuar. Kush mund ta besonte? Petulla, djath dhe turshi janë darka e saj!

Dafina Zeqiri

Këngëtarja është shpërngulur në Amerikë ku po vijon karrierën muzikore. Dafina lakmohet shpesh në media për format e saj perfekte fizike.  Ajo na tregon që në katër të mëngjesit në studion e saj po shijon ushqimin tradicional shqiptar, groshën.

Përgatiti:AlpeNews.al