Pas bashkëpunimit të sukseshëm, reperi shqiptar flet për marrëdhënien me Tunën dhe Dafinën: Jemi… – AlpeGossip
Pas bashkëpunimit të sukseshëm, reperi shqiptar flet për marrëdhënien me Tunën dhe Dafinën: Jemi…

Pas bashkëpunimit të sukseshëm, reperi shqiptar flet për marrëdhënien me Tunën dhe Dafinën: Jemi…

2PO2 është një nga reperat më të suksesshëm shqiptar, i cili numëron me dhjetëra bashkëpunime në karrierën e tij muzikore.

Ndër hitet e tij ka qënë edhe kënga “Vibe” në bashkëpunim me dy këngëtaret e njohura shqiptare Tuna dhe Dafina Zeqiri, me të cilat që prej atij bashkëpunimi nuk e kemi parë më reperin shqiptar.

I ftuar në emisionin “Mirage” i pyetur për marrëdhënien me këngëtaret e njohura u shpreh se kishte një marrëdhënie mjaft normale, nuk janë shokë të ngushtë, por ruajnë marrëdhënie të mirë mes kolegësh.

“Kënga “Vibe” ka ndryshuar tregun e asaj kohe dhe vazhdon të jetë hit edhe pse ka shtatë vite nga publikimi i saj. Ndërsa sa u përket raporteve me Tunën dhe Dafinën i kam normale, nuk kam miqësi të ngushtë” – tha reperi.

Gjithashtu ai dha mendimin e tij edhe për Dafina Zeqirin dhe karrierën e saj që pretendon ta zhvillojë më larg kufijve shqiptarë.

“Dafina është një këngëtare shumë e mirë dhe e talentuar, por mendoj se është dizenjuar për tregun shqiptar.Këtu ka hapësirë dhe publik për të” – u shpreh më tej reperi shqiptar.