Kurioziteti i së dielës/ Si ta kuptosh që ke flokë të shëndetshëm me një gotë me ujë – AlpeGossip
Kurioziteti i së dielës/ Si ta kuptosh që ke flokë të shëndetshëm me një gotë me ujë

Kurioziteti i së dielës/ Si ta kuptosh që ke flokë të shëndetshëm me një gotë me ujë

Çdo femër duhet të jetë vetë në gjendje të kuptojë nëse flokët e saj kërkojnë një trajtim specifik apo janë shumë të shëndetshëm.

Për këtë ju duhet një test i vogël, që quhet “Testi i Porositetit”, falë të cilit do të kuptoni nëse flokët tuaj mund të thithin dhe të mbajnë lagështinë dhe nëse do ta keni të nevojshme të përdorni kremin zbutës të flokëve.

Ky truk do t’ju mësojë për 10 sekonda gjendjen e flokëve tuaj. Do t’ju duhet vetëm një gotë e mbushur me ujë dhe një fije floku.

Pasi të jeni larë këpusni një fije floku të pastër dhe vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Nëse fija do të pluskojë dhe do të qëndrojë mbi ujë, kjo do të thotë që flokët tuaj janë në gjendje të mirë. Nëse fija e flokut do të zhytet kjo ndodh për shkak të strukturës sfungjerore të fijes së flokut.

 

Arsyeja përse fija zhytet është për shkak se uji është në gjendje të depërtojë në shtresat e flokut duke bërë që flokët tuaj të përdridhen, mos të krihen lehtë dhe në rast se i keni të lyera, boja të dalë më shpejt se zakonisht.

Për të luftuar këtë gjendje, përdorni një maskë javore hidratuese me amino dhe lipide yndyrore, të cilat do të forcojnë shtresat e jashtme të flokëve tuaj, duke mbajtur sipërfaqen e flokëve të lëmuar.