“E URREVA DITËLINDJEN TIME”/ Lori Hoxha tregon pse nuk ka më dëshirë të festojë (FOTO) – AlpeGossip
“E URREVA DITËLINDJEN TIME”/ Lori Hoxha tregon pse nuk ka më dëshirë të festojë (FOTO)

“E URREVA DITËLINDJEN TIME”/ Lori Hoxha tregon pse nuk ka më dëshirë të festojë (FOTO)

E mbani mend ditëlindjen shumë të këndshme që Lori bëri vitin e kaluar ku mbizotëroi ngjyra e artë? Fotot u shpërndanë kudo në Instagram dhe jehona e asaj nate vazhdoi gjatë në mediat rozë e megjithatë nuk paska qenë aq “cool” sa kemi menduar.

Vetë Lori në videon e saj të fundit në Youtube ka rrëfyer se ajo ka vendosur të mos festojë më ditëlindje vetëm prej asaj që ka ndodhur vjet.

“Vitin e kaluar pata ditëlindjen më të keqe. Vitin e kaluar festova ditëlinjen e 24 në Shqipëri duke organizuar një festë me temën “24 flori” (njerzit duhet të visheshin me ngjyrën e floririt). Dridhem kur e mendoj. Dy ditë përpara asaj ditëlindje isha në Londër dhe u bëra aq tap sa përfundova në spital dhe kur shkova në festën time të ditëlindjes njerzit po bëheshin tap ndërkohë që mua frymëmarrja e tyre po më bënte tap sepse ende nuk e kisha marrë veten. E urreva ditëlindjen time vitin e kaluar prandaj nuk do ta festoj më këtej e tutje…” – rrëfen Lori ndërkohë që filmimin ia ndërpret Sara e cila thotë: “Bën sikur të kanë vrarë 10 veta në ditëlindjen tënde vitin e kaluar” dhe Lori ia nis sërish: “Jo seriozisht, u acarova shumë vjet, Sara meqë ra fjala, që është këtu tani u largua nga festa ime sepse motra e Ledionit, bashkëshortit të saj, u bë shumë tap dhe shkoi në Urgjencë dhe Sara bënte si dramatike duke më thënë se duhet të shkonte tek ajo për suport” – ka thënë Lori duke qeshur në fund.