DUKE POZUAR NË JAHT/ Enca po i kalon pushimet e saj luksoze me njeriun më të dashur (FOTO) – AlpeGossip
DUKE POZUAR NË JAHT/ Enca po i kalon pushimet e saj luksoze me njeriun më të dashur (FOTO)

DUKE POZUAR NË JAHT/ Enca po i kalon pushimet e saj luksoze me njeriun më të dashur (FOTO)

Enca pas një vere shumë të ngjeshur me koncerte si dhe me xhirimet e filmit ‘I love Tropoja’ ku do të marrë pjesë, më në fund ka lajmëruar se për të kanë nisur pushimet.

Gjatë këtyre pushimeve, Enca është e shoqëruar nga personi më i dashur për të, motra e saj Uindi. Motrat Haxhia, Enca dhe Uindi, gjithmonë kanë treguar për një  lidhje shumë të ngushtë midis tyre dhe gjithmonë e mbështesin njëra-tjetrën. Postimet e tyre së bashku nuk mungojnë në rrjete sociale, me anë të të cilave tregojnë se të dyja kalojnë goxha kohë bashkë.

Ne keto dite pushimi vajzat po bëjnë namin në Instagram me postime të vazhdueshme mes luksit. Enca ka ndarë në Instastoryn e saj pamje të mrekullueshme në jaht ku duket se po kalon shumë mirë në praninë e motrës së saj.  ‘Një ditë pushim para pushimeve’, ka shkruar ajo.

Në një foto tjeter te postuar, ku Enca ndodhet në jaht, ka shkruar : “Paraja nuk mund të blej lumturinë por është më mirë të qash në një jaht. (Kur bëhët fjalë për lot gëzimi).”

Nga ana tjetër dhe motra e saj, Undi ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga këto pushime  me jaht, të cilat po i kalon e shoqëruar nga motra e saj, Enca.