NUK E DINIM/ Ndërkohë që korr sukses, Tayna është gjithashtu prag diplomimit (FOTO) – AlpeGossip
NUK E DINIM/ Ndërkohë që korr sukses, Tayna është gjithashtu prag diplomimit (FOTO)

NUK E DINIM/ Ndërkohë që korr sukses, Tayna është gjithashtu prag diplomimit (FOTO)

Tayna është marrë me muzikë që e vogël. Jo me të njëjtin intensitet si tani, por ka qenë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

“Kam pasur shkollën primare,” thotë ajo për Express Morning. “Ende e kam, por seriozisht i jam futur muzikës prej një viti.”

Kur thotë “ende e kam,” Tayna do të thotë që përveç shkrimit të teksteve, bashkëpunimeve, regjistrimeve, koncerteve dhe intervistave, punon paralelisht për t’u diplomuar në Bachelor.

“Jam në vit të tretë në Shkenca Kompjuterike, edhe sivjet. Edukimin e kam pasur të rëndësishëm gjithmonë. Të thuash s’kam fakultet në ditët e sotme, s’është e lavdërim. Jam pro edukimit, të kesh një diplomë përveç karrierës si puna e këndimit, a diçkaje tjetër. Të kesh dhe një plan B, se të kënduarit nuk zgjat tërë jetën,” tha ajo.