KUR FTON GRUAN/ Ami i bën zbor Ermalit që në fillim të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
KUR FTON GRUAN/ Ami i bën zbor Ermalit që në fillim të emisionit (FOTO)

KUR FTON GRUAN/ Ami i bën zbor Ermalit që në fillim të emisionit (FOTO)

Emisioni i fundit i këtij viti në “Xing me Ermalin” ka një të ftuar speciale, Amarda Toskën të cilën publiku e ka pritur me padurim të ishte pjesë. Ami hyri në skenë e lumtur dhe si gjithmonë e buzëqeshur, por u shpreh se hyrja nuk ishte siç duhej.

“Kur vijnë personazhet e tjerë ti gjysmë ore përpara i bën prezantim, vjen kjo, vjen ai, ajo kështu, ai ashtu, kurse unë dy fjali edhe ec”, u shpreh Ami.

Ermali kërkoi ta bënin edhe një herë hyrjen duke bërë një fjalim special për bashkëshorten.

“Zonja dhe zotërinj kam nderin, kënaqësinë, dashurinë, emocionin e pakrahasueshëm të ftoj në këtë studio një nga femrat më të bukura të Shqiptarisë, është gjysma ime më e mirë, nënë e mrekullueshme, bashkëshorte e mrekullueshme dhe një njeri i mrekullueshëm, zonja dhe zotërinj mirëprisni Amarda Toska”, tha Ermali para se Ami të hynte në skenë.

Mirëpo as këtë herë Amit nuk i pëlqeu dhe i tha Ermalit se ai nuk e tha me emocion fjalimin. Kështu hyrja e Amit në skenë nisi edhe një herë.

Ermali mbajti të njëjtin fjalim, por edhe këtë herë diçka nuk shkoi siç Ami do të donte. Pas disa provash, më në fund hyrja u realizua siç duhej me një kërcim nga Ami dhe balerinat.