SHOKOHEN FANSAT/ Balerina humb ndjenjat në skenë (FOTO) – AlpeGossip
SHOKOHEN FANSAT/ Balerina humb ndjenjat në skenë (FOTO)

SHOKOHEN FANSAT/ Balerina humb ndjenjat në skenë (FOTO)

Të pranishmit në koncertin e Iggy Azalea janë bërë dëshmitarë të një skenë të frikshme, kur një prej kërcimtareve të saj i bie të fikët në skenë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten gjatë performancës së këngëtares në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro në Brazil. Sipas Daily Mail u balerian u rrëzua pasi pësoi një krizë epilepsie.

Në videon i cili po bën edhe xhiron e rrjetit mund të shikoni balerinën e cila bie në skenë dhe trupin që i lëviz vazhdimisht. Ndërkohë, Iggy pasi bën thirrje për një mjek, fillon të këndojë “Black Widow”, deri në momentin që mbaroi muzika dhe një heshtje e tmerrshme bie mbi stadium.

Mjekët në fakt sollën një ambulancë në stadium për ta larguar balerinën, por ndjekësit shprehen të çuditur me reagimin e Iggy-t e cila ka vazhduar performancën e saj edhe pse shihte balerinën e shtrirë në skenë.

Më vonë ajo sqaroi në rrjetet sociale atë që kishte ndodhur. Iggy ka treguar se ajo vazhdonte të këndonte sepse mendonte se balerina u rrëzua vetëm se ndrydhi kyçin e këmbës.