Këta janë 4 shqiptarët më të ndjekur në Instagram, mes tyre duhet të ishin edhe këta personazhe – AlpeGossip
Këta janë 4 shqiptarët më të ndjekur në Instagram, mes tyre duhet të ishin edhe këta personazhe

Këta janë 4 shqiptarët më të ndjekur në Instagram, mes tyre duhet të ishin edhe këta personazhe

Rrjetet sociale janë kthyer në sëmundjen që ka pushtuar njerëzit në ditët e sotme. Kudo në kafe në shtëpi, në rrugë, në ambjentin e punës, Facebook-u Instagram, Snapchat, Youtube etj janë kthyer në aplikacione prej të cilave në një farë mënyre dashur pa-dashur kemi krijuar varësi. Kurioziteti ynë është gjithnjë e më i madh për të parë gjëra të reja që publikojnë personazhet, sidomos VIP-at në rrjetet e styre sociale. Ndoshta edhe vetë ne jemi ndër ata persona që mundohemi ta mbajmë profilin tonë sa më të gjallërruar, të sigurojmë sa më shumë followers-a e të mundohemi të kemi më shumë ndjekës në numër se sa personazhe që i ndjekim ne. Kjo mund të quhet sëmundja e shekullit.

Megjithatë kurioziteti më i madh është sidomos për profilet e personazheve publikë. Sikundër ndodh me Kim Kardashian, apo shumë emra të tjerë edhe në Shqipëri ka shumë personazhe që publiku shqiptar ka dëshirën dhe kuriozitetin e madh t’i ndjekë në postimet e përditshme. Akualisht ne kemi 4 personazhe që kanë plot 1 milion ndjekës në Instagram. E para që e arriti këtë shifër, edhe pse shumica e personave që e ndiqnin ishin arab, ishte Enca. Në atë kohë ajo ishte ndër emrat më “inn” të momentit, kishte shumë pak që kishte publikuar hitin “Po m’pëlqen” që pati një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku. Pak ditë më parë një tjetër personazh arriti shifrën e një million ndjekësve në Instagram, këtë herë ishte një moderatore; Luana Vjollca. Moderatorja e njohur që nga momenti që filloi të angazhohej në muzikë e po ashtu të prezantonte produksione të rëndësishme në Top media si “Top Fest” apo “Pa Limit” u kthye në një nga personazhet për të cilën publiku shqiptar nisi të kishte goxha interes. Me kalimin e kohës, Luana u kthye në një personazh showbiz-i, flitej kudo për historitë e saj të dashurisë, për format e trupit, për mënyrën se si ajo këndonte. Kishte shumë nga ata që e shanin, nga ata që e komplimentonin por sërish ndjekësit e saj rriteshin në numër derisa arritën shifrën e plot 1 milionëve.

Listës së 1 milionshave në Instagram i janë shtuar edhe dy reperë. Ledri Vula dhe Noizy janë dy nga reperat më të pëlqyer në trevat shqiptare. Projektet e tyre arrijnë të kthehen në hite e të marrin shumë klikime brenda pak kohësh. Club-et ku ata performojnë janë gjithnjë të mbushur plot e padiskutim nuk mund ta mohojmë se kuriozitet ka ngjallur edhe jeta e tyre private.

1 milionshi në Instagram jo domosdoshmërisht tregon se Enca, Luana, Ledri dhe Noizy janë personazhet publikë më të pëlqyer në Shqipëri. Mes kësaj shifre ndjekësish jemi të bindur që ka edhe nga ata që i ndjekin thjesht për t’i kritikuar, apo të shuajnë kuriozitetin edhe pse nuk janë fansa por thjesht ndjekës. Enca e arriti këtë shifër në kulmin e karrierës së saj deri më tani. Luana duke qenë një persnazh gjithë kohën në ekran e për të cilën kishte interes për ta komplimentuar por edhe kritikuar diku, Ledri dhe Noizy nga ana tjetër kanë qenë gjatë gjithë kohës aktivë me projekte muzikore.

 

Nuk mund të gjejmë dot konkretisht një arsye përse këta të katërt kanë më shumë ndjekës në rrjete sociale. Kjo nuk i bën ata më të famshmit, më të talentuarit, apo më të pëlqyerit për publikun.

Padiskutim që ka disa emra të tjerë që ndoshta do të meritonin gjithashtu të ishin personazhet më të ndjekur në rrjete sociale.

Era Istrefi

Në këtë listë shumë mirë mund të ishte edhe Era Istrefi. Këngëtarja e njohur ka arritur të çajë tregun muzikor edhe jashtë kufijve të trevave shqiptare. Era ka performuar në radio të njohura në botë, ka dhënë koncerte në skena të vlerësuara e ka bërë bashkëpunime të cilat padiskutim kanë ngjallur kuriozitetin e publikut. Era i meriton 1milion ndjekës në Instagram edhe pse është shumë afër kësaj shifre.

You make me feel like a god

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

 

Flori Mumajesi

Një tjetër personazh për të cilin padiskutim publiku shqiptar ka vite që është dashuruar është Flori Mumajesi. Flori i ka dhënë muzikës shqiptare shumë hite jo vetëm si këngëtar por edhe si producent. Ai është një ndër zërat mashkullor më të mirë që ka Shqipëria. Sa herë që ai ngjitet në skenat shqiptare apo qoftë në performancat e tij në clube, publiku tregon se ndaj tij ka një dashuri të madhe, jo vetëm si këngëtar por edhe si personazh. Flori përveçse këndon dhe bën muzikë të mirë, mund të quhet gjithashtu edhe një showman një personazh që ka aftësinë edhe të moderojë, të bëjë batuta nga më të ndryshmet, të jetë edhe chic por edhe popullor.

@iambrunooooo 🙋‍♂️🙋🏻‍♂️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

 

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë çifti që aktualisht mund të quhen të preferuarit e publikut. Të dy janë angazhuar së tepërmi në muzikë. Jeta profesionale por edhe personale e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike duke nisur që nga dasma madhështore, largimi i Besit nga Portokallia, publikimi i këngëve dedikuar njëri-tjetrit të cilat u kthyen në hite e humori e batutat me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Padiskutim edhe ata, si njëri si tjetri janë dy emra që do ti merotnin pot1 milion ndjekës në rrjete sociale.

#tb🔙 @erjon_braja_weddingphotography 👑📸

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Dale dale Babale. Katunar for life. @dr.petritademi

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

 

Ka shumë personazhe të tjerë që ndoshta nuk kanë shumë ndjekës në rrjetet social ama pavarësisht kësaj, publiku i do shumë. Jo domosdoshmërisht shifra e followers-ave në Instagram tregon pëlqyeshmëri maksimale ama tregon qartë se për ta publiku ka interes./Blitz.al