KRYEFAMILJARI VUAN NGA ZEMRA/ Morena Taraku i ndërton shtëpi të re familjes nga Durrësi – AlpeGossip
KRYEFAMILJARI VUAN NGA ZEMRA/ Morena Taraku i ndërton shtëpi të re familjes nga Durrësi

KRYEFAMILJARI VUAN NGA ZEMRA/ Morena Taraku i ndërton shtëpi të re familjes nga Durrësi

Morena Taraku ka treguar edhe një herë që ka një shpirt të madh me veprimin e fundit. Këngëtarja e cila gjatë këtyre ditëve të vështira ka dhënë shumë kontribut si në para edhe në ushqime e veshje, pak më parë ka bërë të ditur se ka vendosur që të ndërtojë shtëpinë e familjes së Elton Turjas, në Kameras, Durrës. Morena tregon se kryefamiljari vuan nga zemra dhe ajo ka vendosur t’ja kthejë buzëqeshjen.

“Isha tek familja Elton Turjas ne Kameras, vendosem nje tend.. ne shtepi kishin nje baba, e di se gjithe baballaret shqiptare jane te mrekullueshem, por fytyra e tij ishte aq e bute e bujare sa brenda syve tij shihja nje zemer te gryer qe i thoshte vetes perse familja ime flen jashte…e s’kam si ti ndihmoje!!! ajo ç’ka me preku me se shumti ishte se ai kishte kohe qe kishte probleme me zemren, dhe une e di se sa e e rende dhe sa e veshtire eshte te kesh dike te semure nga kjo semundje… Une mora persiper te ndertoj shtepine e tyre te re… dhe te kthej buzeqeshjen e tyre me nje shtepi, sepse shendetin s’mund t’ja garantoja atij babai te shkrete sepse ajo eshte ne doren e Zotit, po ashtu si edhe shendeti babit tim qe kalon me vite e vite operime te shumta nga kjo semundje.. kjo shtepi do te jete e ndertuar nga une, nje bije nga Kosova, me shume dashuri per nenen Shqiperi”, shkruan Morena.