“EFEKT XHAM”/ Shihni trendin më të ri të flokëve (FOTO) – AlpeGossip
“EFEKT XHAM”/ Shihni trendin më të ri të flokëve (FOTO)

“EFEKT XHAM”/ Shihni trendin më të ri të flokëve (FOTO)

Me kalimin e stinës së verës dhe afrimin e stinës së dimrit shumë Vipa po ndryshojnë modelin e flokëve duke lënë pas ondet e plazhit. Efekti ‘Xham’ I flokëve u prezantua në Instagram nga stilisti i yjeve Chris Appleton muajin e kaluar pasi u ‘bombardua’ nga një sërë pyetjesh për flokët Bob të Kim Kardashian i cili më pas u pa edhe te Jenna Dëan, Hailey Baldëin, Olivia Culpo e shumë të tjera.

Sipas stilistit të yjeve Cash Lawless, ky trend I ka fillesat e tij në vitet ’60 para se të kthehej përsëri në vitet ’90. Çelësi për të arritur këtë ‘look’ është të krijosh flokë shumë të drejtë, të butë dhe të shndritshëm- që i ngjason efektit xham. Ekspertja e trendeve të flokëve Zoe Irwin tha: “Po shohim këtë model flokësh kudo tani te vipa si Dua Lipa, Bella Hadid dhe Olivia Culpo. Pamja duket mirë kur prerja e flokëve është sipër nofullës.”

Në lidhje me flokët e Kim Kardashian Chris tha: “I preva flokët e Kim më të shkurtër se zakonisht poshtë nofullës dhe drejt. Për mua shkëlqimi I flokëve ishte shumë I rëndësishëm për të kompletuar pamjen. Në flokë të lagura aplikova @ColorWowhair Dream Coat dhe më pas I thava me tharëse me anë të një furçe të madhe. Ndryshe nga stili I së shkuarës ne dëshironim që floku të dukej voluminoz prandaj i gufova flokët nga poshtë.’

Këto janë pesë hapat sit ë arrini këtë model flokësh të zbuluar nga Zoe Irwin.

Për të rikrijuar këtë stil krihini flokët me tharëse dhe përdorni spraj flokësh. Më pas përdorni një spraj të shndritshëm para se ti stiloni flokët përfundimisht por mos u hidhni shumë spraj pasi flokët mund të ngrijnë edhe nuk duken mirë. Si përfundim shtrijini flokët me anë të një pjasteri me kujdes.