“GJITHÇKA NIS ME NJË ÇFARË DO GATIUAJMË PËR NOAH”/ Fatma Methasani zbulon surprizën e saj dhe të Alfios – AlpeGossip
“GJITHÇKA NIS ME NJË ÇFARË DO GATIUAJMË PËR NOAH”/ Fatma Methasani zbulon surprizën e saj dhe të Alfios

“GJITHÇKA NIS ME NJË ÇFARË DO GATIUAJMË PËR NOAH”/ Fatma Methasani zbulon surprizën e saj dhe të Alfios

Shumë shpejt do të kemi një libër me receta gatimi për fëmijë nga Alfio Rrotani dhe Fatma Metahasni. Sigurisht që recetat i ka në dorë shef Alfio, ndërsa Fatma do të kujdeset për çdo detaj tjetër të rëndësishëm.

Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar foto nga një zyrë, në të cilën punon me Alfion për këtë projekt të ri. Fatma tregon se e gjithë ideja nisi nga diskutimet që ata të dy kanë mes tyre për ushqimet që duhet të gatuajnë për djalin, Noah.

E gjitha nisi me çfarë supe do bëjmë sot për Noah-n? Vjen së shpejti një libër me receta për fëmijë, por që do lumturojë mamat e babat që gatuajnë për të vegjlit e tyre! Çdo detaj po e kuroj unë me shumë dashuri, se për recetat kemi mjeshtrin”, ka shkruar Fatma përkrah fotove.

Ndërkohë kujtojmë se para disa javësh, Alfio i propozoi Fatmës për martesë me rastin e 26-vjetorit të saj. Shefi i kuzhinës kishte përgatitur gjithë surpirzën për partneren e tij dhe ju ul në gjunjë para të ftuarve të festës për t’i propozuar. (Kliko)