“E KAM 1 KM LARG VENDIN KU NDODHI SULMI”/ Këngëtari shqiptar pas tragjedisë në Stamboll: Dje do shkonim atje me gruan, por… – AlpeGossip
“E KAM 1 KM LARG VENDIN KU NDODHI SULMI”/ Këngëtari shqiptar pas tragjedisë në Stamboll: Dje do shkonim atje me gruan, por…

“E KAM 1 KM LARG VENDIN KU NDODHI SULMI”/ Këngëtari shqiptar pas tragjedisë në Stamboll: Dje do shkonim atje me gruan, por…

Këngëtari Gena Lito ka treguar se aktualisht gjendet në qytetin e Stambollit dhe atje ishte edhe në kohën kur ka ndodhur sulmi që la të vdekur 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Madje, ylli i hitit “Sa lot kam derdhur” ka thënë se ishte në planet e tij dhe të familjes së vet që të dilnin për shëtitje në kohën dhe vendin e njëjtë ku ka ndodhur ngjarja.

“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për “Aldo morning show”.

Lidhur me ngjarjen makabër është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll, ndërkaq Departamenti i policisë ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.