E THOTË TROÇ/ Lei Kraja: Nuk do të dashurohesha me një djalë që s’ka pasuri – AlpeGossip
E THOTË TROÇ/ Lei Kraja: Nuk do të dashurohesha me një djalë që s’ka pasuri

E THOTË TROÇ/ Lei Kraja: Nuk do të dashurohesha me një djalë që s’ka pasuri

Lei Kraja është padyshim një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Kur vjen puna tek jeta e saj private Lei është shumë e rezervuar, por së fundmi nuk ka ngurruar të shprehë hapur disa mendime në lidhje me si e sheh veten në të ardhmen.

Ajo ka zhvilluar së një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory ku i është përgjigjur pyetjeve dhe ka shuar në një farë mënyre kuriozitetin e ndjekësve.

Pyetja që mori vëmendjen e të gjithëve për bukuroshen zeshkane ishte nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, për të cilën ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë duke thënë publikisht se pret më tepër nga partneri i saj.

 “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”. 

Më herët, ajo dha një intervistë për “Pushime On Top”, ku dhe zbuloi emrin e futbollistit më simpatik. Lei u shpreh se Marash Kumbulla është jo vetëm një futbollist i talentuar, por edhe shumë i pashëm.

“Këtu në Shqipëri ka shumë (futbollistë simpatikë). Nuk është se kam ndonjë specifik. (Marash) Kumbulla më pëlqen, duke qenë se është dhe shkodran, edhe do bëhet një super yll, jam e sigurt. Më pëlqen më shumë Kumbulla. Edhe nga ana e pamjes është i mirë”, u shpreh Lei.