“SHUMË URIME PËR MUA”/ Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë për 25-vjetor (FOTO) – AlpeGossip
“SHUMË URIME PËR MUA”/ Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë për 25-vjetor (FOTO)

“SHUMË URIME PËR MUA”/ Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë për 25-vjetor (FOTO)

Meghan Trainor i ka dhënë fund beqarisë!

Këngëtarja e hitit “All About That Bass” u martua me aktorin e filmit për fëmijë “Spy Kids” Daryl Sabara të shtunën, për ditëlindjen e saj të 25-të.

Meghan dhe Daryl u fejuan një ditë para ditëlindjes së saj vitin e kaluar.

Çifti i bëri betimet përpara 100 miqve të ngushtë dhe familjes në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre në L.A., njofton “People”.

“Është fillimi i një jete të re dhe të mrekullueshme”, citohet të ketë thënë Trainor. “ Kam fituar më shumë sesa kam dashur”.

Nusja mbante të veshur një fustan Berta për ceremoninë e dasmës dhe më pas e ndryshoi për të veshur një kostum prej dantelle nga Rita Vinieris për festën pas ceremonisë.