“SI SKANDALI I TEAS NUK BESOJ SE DO KETË”/ Bora Zemani e thotë troç: Jam single, po të doja e kisha gjetur – AlpeGossip
“SI SKANDALI I TEAS NUK BESOJ SE DO KETË”/ Bora Zemani e thotë troç: Jam single, po të doja e kisha gjetur

“SI SKANDALI I TEAS NUK BESOJ SE DO KETË”/ Bora Zemani e thotë troç: Jam single, po të doja e kisha gjetur

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.

Gjatë bisedës me katër moderatoret e emisionit, Bora pranoi publikisht se është “single”. Bukuroshja brune tha se është shumë e angazhuar me punën dhe koha që i ngel më pas, e ka të gjithën për djalin e saj.

“Si skandali i Teas nuk besoj do ketë”/ Bora Zemani e

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.

Ndërsa duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si ai skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

“Si skandali i Teas nuk besoj do ketë”/ Bora Zemani e

“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.