VIP-AT SHQIPTARË RRËFEJNË SEKRETE/ Zbulohet emisioni i ri që do na mbërthejë para ekranit (VIDEO) – AlpeGossip
VIP-AT SHQIPTARË RRËFEJNË SEKRETE/ Zbulohet emisioni i ri që do na mbërthejë para ekranit (VIDEO)

VIP-AT SHQIPTARË RRËFEJNË SEKRETE/ Zbulohet emisioni i ri që do na mbërthejë para ekranit (VIDEO)

Moderatori shumë i dashur për publikun, Bledi Strakosha do të rikthehet në ekran me një program të ri shumë interesant. Nga politikanët tek të famshmit e showbiz-it do të tregojnë sekretet e tyre në dhomat e gjumit të një hoteli luksoz
Në spotin e programit, moderatori shfaqet teksa vishet në dhomën e hotelit dhe njofton se “Me Bledin” do të nisë së shpejti në RTSH2.

“Është një mbrëmje miqësore mes meje dhe miqve të mi, që janë personazhe të njohur e të rëndësishëm publikë. Është një format jashtë kornizave, ku do i shohim ndryshe jo vetëm VIP-at shqiptarë, por gjithashtu edhe Bledin, që përgjithësisht ka qenë autor e prezantues i formateve talk show, ndërkohë që me këtë format synoj të sjell më shumë një lloj reality show.

Me personazhet, biseda do të nisë në barin e hotelit, më tej do të vijojë në restorantin, palestrën, spanë dhe në fund në dhomën e gjumit të këtij hoteli. Të gjitha këto ambiente do të nxjerrin në pah anë disi të panjohura të personazheve.
Rëndësi për mua ka që çdo personazh i ftuar të ndihet vetvetja, ta harrojë që po xhirohet nga kamerat e po shihet nga mijëra sy dhe të flasë sa më hapur të mundet.

Emrat do të parapëlqeja t’i mbaja sekret për momentin, por do të jenë njerëz shumë të rëndësishëm e që janë shprehur rrallë publikisht. Do të jenë të fushave të ndryshme, nga Shqipëria e Kosova. Politikanët po, do të jenë pjesë e formatit, por jo për të bërë politikë”, është shprehur Bledi në një intervistë për “Panorama”.