Kur të gjithë filluam të “QANIM”/ Kush janë të famshmit shqiptarë që i “vdiqën” portalet (FOTO) – AlpeGossip
Kur të gjithë filluam të “QANIM”/ Kush janë të famshmit shqiptarë që i “vdiqën” portalet (FOTO)

Kur të gjithë filluam të “QANIM”/ Kush janë të famshmit shqiptarë që i “vdiqën” portalet (FOTO)

Kriza për të pasur lajme ndoshta të bën dhe të shpikësh lajme për personazhet të cilët nuk shfaqen prej një kohe të gjatë në rrjete sociale apo televizion. Por më e keqja nga të gjitha është kur të bëjnë të vdekur me “zor”!

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e djeshme ku mesaduket një portal paska bërë të vdekur moderatoren Aida Shtino.

Këto thashetheme janë postuar nga disa portale, por edhe faqe të ndryshme anonime dhe u përhapën mbrëmjen e djeshme me një shpejtësi të madhe duke shkaktuar shumë shqetësim tek familjarët e gazetares dhe djalin e prezantueses që nuk jeton në Shqipëri.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Aidës ku në një prononcim për revistën Who u shpreh se është shëndosh e mirë.

Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp

Por Aida nuk është e vetmja. E dyta që “vdiq”, sipas lajmit gjatë një aksidenti ishte këngëtarja Albërie Hadergjonaj.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Albërie Hadërgjonaj ku sqaronte në një postim nga Insta Story i saj se ishte shëndoshë e mirë.

 “Unë jam shëndoshë e mirë në New York”

Siç duket këngëtarja e marime sportivitet këtë lajm “skandaloz” duke shkruar; Ja iku dhe syri i keq, duke e shoqëruar me “emoji” duke qeshur.

Vajzat shoqërohen edhe nga Arian Cani. Kushdo që përdor rrjetet sociale, mesiguri që i kanë zënë sytë që faqe të ndryshme, kryesisht memesh, e kanë kthyer në qëllim lajmin e “vdekjeve” të përsonazheve të njohur shqiptarë. I fundit në grackën e tyre ishte Arian Çani.

“RIP Arian Çani! Mirëmbrëma tokësorë, një lajm i hidhur ka shokuar botën e televizionit dhe jo vetëm. Sot në moshën 50-vjeçare, gazetari dhe prezantuesi karizmatik në Shqipëri, ka ndërruar jetë pas një incidenti në një strip club të Tiranës, i cili ka rezultuar fatal për gazetarin. Nga të pranishmit në vendin e ngjarjes bëhet me dije se i ndjeri, para se të largohej nga kjo formë jete, ka lëshuar një tingull të çuditshëm ‘Pyyyytteehhh”, shkruhej nëpër postimet e rrjeteve sociale.

Aq u desh dhe nëpër portale Çani “pa vdekjen e tij”, i cili reagoi me humor në puntatën e djeshme të “Zonë e Lirë”, duke i falenderuar me sportivitet ata që kishin shkruar letrën e vdekjes. Por jo gjithnjë ka ndodhur kështu.

Përgatiti AlpeNews.al

Gazetare Kejsi Lama