”QAJA GJITHË DITËN”/ Modelja e njohur flet për periudhën e depresionit – AlpeGossip
”QAJA GJITHË DITËN”/ Modelja e njohur flet për periudhën e depresionit

”QAJA GJITHË DITËN”/ Modelja e njohur flet për periudhën e depresionit

Ajo është një ndër modelet më të kërkuara, e pasur dhe e zgjedhur nga shkenca si femra më e bukur në botë. Bëhet fjalë për Bella Hadid. Ndonëse i plotëson të gjitha këto kritere, edhe modelja ka pasur shumë probleme me vetëbesimin dhe periudha më e vështirë në jetën e saj ka qenë padyshim ajo e depresionit.

Mbrëmjen e djeshme Bella ishte e ftuar në  ‘Vogue Fashion Festival’ në Paris. Modelja ka treguar se për vite më rradhë nuk është ndjerë e sigurt në skenë, por Rihanna e ka ndihmuar të ndihet e bukur në pasarelë. “Rihanna është e mrekullueshme. Për mua, ajo ishte hera e parë që unë u ndjeva me të vërtetë e bukur në një pasarelë. Sepse në fillim kur mora pjesë tek ‘Fenty’, isha duke u marrë edhe me spektakle të tjera veshjesh dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e fuqishme në pasarelë se sa me rrobabanjet e markës së saj”, është shprehur ajo.

Po ashtu, Bella ka folur për periudhën e depresionit në jetën e saj. “Kam pasur shumë probleme me shëndetin pak vite më parë. Ndihem fajtore që ndonjëherë bie në depresion edhe pse kam mundësi për të bërë një jetë të mrekullueshme dhe që më jepen shumë shanse. Nuk ka sens. Unë qaja çdo mëngjes, gjatë pushimit të drekës, qaja para se të flija. Isha shumë e pastabilizuar emocionalisht kur punoja 14 orë në ditë për 4 muaj me radhë kur isha 18 vjeçe. Mendoj se kisha nevojë të merrja pak frymë”, ka treguar Bella.

Modelja ka shtuar se flet gjithmonë për këtë temë pasi ka si qëllim të ndihmojë të gjithë ato që mund të jenë duke kaluar një situatë të ngjashme.