ENO POPI VJEN PASDITEVE/ Arbana dhe Xhemi nuk kanë “Dilema”, do zgjedhin atë! (FOTO) – AlpeGossip
ENO POPI VJEN PASDITEVE/ Arbana dhe Xhemi nuk kanë “Dilema”, do zgjedhin atë! (FOTO)

ENO POPI VJEN PASDITEVE/ Arbana dhe Xhemi nuk kanë “Dilema”, do zgjedhin atë! (FOTO)

Game Show që ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën, vjen nga e hëna në të premte, në orën 18:20, nën moderimin e Eno Popit.

 “Dilema Deal or no Deal” do të ofrojë për konkurrentët 26 valixhe, brenda të cilave ndodhen shuma nga më të ndryshmet, duke nisur nga 1 lek, deri në 10 milion lekë të vjetra. Të vendosur përballë 26 mundësive dhe surprizave që u ka rezervuar fati, konkurrentët do të duhet të përballen edhe me ofertat e Bankierit, që herë janë joshëse, e herë qesharake. Pyetja që shton tensionin është një dhe e vetme: Deal or no Deal? Jo vetëm lekë, por edhe dhurata e çmime të shumta do të ofrohen përgjatë një ore transmetimi.

Në ditën kur nis transmetimi i programit në fjalë të parët që i urojnë fat moderatorit Eno Popi janë mikeshat e tij të ngushta, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani.

Dy moderatoret e njohura kanë shkrepur një foto nga një hapësirë e studios përpara se të nisë gjithçka. Krahas fotos së publikuar, Arbana ka shkruar: “Nuk ka Dilema për mbasditet tuaja nga sot, ora 18:30 ‘Deal or No Deal’ me mikun tim të mirë”.

 

“Dilema”, vjen për publikun shqiptar edhe gjatë ditës së dielë, me një lojë më familjare, ku konkurrentët do të mund të këshillohen live nga familjarët e miqtë e tyre, por jo vetëm. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar sot.