JENI DJEGUR NGA DIELLI? Dermatologët këshillojnë të shmangni këtë produkt për lëkurën – AlpeGossip
JENI DJEGUR NGA DIELLI? Dermatologët këshillojnë të shmangni këtë produkt për lëkurën

JENI DJEGUR NGA DIELLI? Dermatologët këshillojnë të shmangni këtë produkt për lëkurën

Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.

Vazelina vepron si një barrierë midis lëkurës dhe ajrit duke e mbajtur nxehtësinë direkt në djegie. Kjo vetëm do ta shtojë kruajtjen dhe do ta shtojë gjithashtu dhimbjen. Dermatologët shprehen se:

Kini kujdes kur e përdorni sepse mund të bllokojë nxehtësinë në lëkurë ose të shkaktojë acarim lokal të lëkurës.

Jeni djegur nga dielli?! Dermatologët këshillojnë të

Ata deklarojnë se mënyra më e mirë për t’i trajtuar djegiet është përdorimi i produkteve natyrale. Ata theksojnë se kosi dhe qumështi ndihmojnë më së miri me djegiet. Kjo për shkak se produktet e qumështit kanë një vlerë më të lartë pH dhe kjo ndihmon në uljen e nxehtësisë.

Jeni djegur nga dielli?! Dermatologët këshillojnë të

Përveç kësaj, ata sugjerojnë përdorimin e qeseve të çajit të zi të ftohtë ose kastravecit të freskët, sepse ato kanë veti natyrale antioksiduese që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve. Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni disa nga këto ushqime natyrale, blini kremra ose qetësues kundër dhimbjeve, por së pari kontrolloni përbërësit. /TAR/