“PO IKU KIARA ASNJËRI NUK DO E BËJË GJUMIN REHAT…”/ Luizi i revoltuar pas nominimit të Oltës – AlpeGossip
“PO IKU KIARA ASNJËRI NUK DO E BËJË GJUMIN REHAT…”/ Luizi i revoltuar pas nominimit të Oltës

“PO IKU KIARA ASNJËRI NUK DO E BËJË GJUMIN REHAT…”/ Luizi i revoltuar pas nominimit të Oltës

Luizi ka diskutuar gjatë mëngjesit të sotëm me Beatin në lidhje me nominimet e spektaklit të së shtunës.

Vëllai i Madh kishte dërguar një zarf të kuq për Oltën, e cila u favorizua pasi grupi i saj fitoj lojën me litar ku iu dha e drejta të dërgonte tre banorë në nominim dhe ata ishin Luizi, Kiara dhe Bledi.

Gjatë bisedës, Luizi i tha fotografit se nëse Kiara largohet nga shtëpia atëherë asnjeri nuk ka për ta bërë gjumin rehat në shtëpi.

“Me ik Kiara nuk e bën asnjë njëri gjumin rehat në këtë shtëpi, për aq kohë sa të jem unë edhe mos të iki Kiara, prapë nuk do e bëjnë gjumin rehat… kështu që nga të dyja krahët janë të mbaruar, unë nuk e kuptoj se ku i ka çuar mushka”– u shpreh Luizi.