Këngëtarja juaj e preferuar mund të bëjë burg. Nuk bëhet fjalë as për ndonjë shaka e as për ndonjë kamera të fshehtë. Shakira akuzohet për evazion fiskal, për periudhën e viteve 2011-2014. Ajo paska qëndruar në Barcelonë për 183 ditë gjatë kësaj periudhe kohore dhe nuk ka paguar taksat e të ardhurave të saj nga koncertet, në qytet. Ndërkohë që avokati pretendon se nuk kishte përse t`i paguante aty. Pala akuzuese pretendon se është në borxhe me shtetin. Nëse akuza vërtetohet, atëherë këngëtarja jo vetëm që do të marrë një goxha gjobë, por rrezikon edhe dy vjet burg. Situata është serioze.