Vajza, merrni shembull! Do emocionoheni nga dedikimi prekës i Miriam Canit për Alban Skënderaj (FOTO) - AlpeGossip
Vajza, merrni shembull! Do emocionoheni nga dedikimi prekës i Miriam Canit për Alban Skënderaj (FOTO)

Vajza, merrni shembull! Do emocionoheni nga dedikimi prekës i Miriam Canit për Alban Skënderaj (FOTO)

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Dita e sotme është e veçantë për dyshen, kjo pasi Albani feston ditëlindjen. Urimet për të kanë qenë të shumta por ai më i veçanti dhe i bukuri do të jetë ai i bashkëshortes së tij, Miriam.

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam perjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty.”,- shkruan këngëtarja nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram. Mbase shumë nuk do u besohet por këngëtari sot mbush plot 36 vjeç.