“PSE NUK I BËRE LEDRIT SURPRIZË PËR DITËLINDJE?” Sara Hoxha habit me përgjigjen: Ja ku e ke…(FOTO) – AlpeGossip
“PSE NUK I BËRE LEDRIT SURPRIZË PËR DITËLINDJE?” Sara Hoxha habit me përgjigjen: Ja ku e ke…(FOTO)

“PSE NUK I BËRE LEDRIT SURPRIZË PËR DITËLINDJE?” Sara Hoxha habit me përgjigjen: Ja ku e ke…(FOTO)

Sara Hoxha është kthyer tashmë në një nga personazhet më të preferuar në “Instagram”. Blogerja, njëkohesisht edhe partnerja e këngëtarit të njohur, Ledri Vula, është shumë aktive në rrjetin e saj social, ku shpesh herë zhvillon biseda me ndjekësit e saj.

Siç ka ndodhur edhe së fundmi. Në një intervistë virtuale, një ndjekës e ka pyetur blogeren se pse nuk i realizoi një festë surprizë reperit. Më herët i ftuar në “Më lër të flas” ky i fundi u shpreh se nuk i pëlqen të organizojë diçka për ditën e tij të lindjes, vetëm nëse i bëjnë ndonjë festë surprizë i pëlqen.

Siç tashmë e dimë fansat nuk harrojnë asnjë detaj dhe kanë shfrytëzuar këtë moment për t’i kërkuar “llogari” Sarës.

Blogerja u shpreh se ky ishte qëllimi, kur të gjithë prisnin që ajo të bënte diçka nuk e bëri dhe u surprizuan përfshirë dhe Ledrin. “Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë dhe Ledri u surprizua shumë,”-është shprehur Sara.

'Pse nuk i bëre surprizë Ledrit për ditëlindje?',