Ledri Vula është ndër djemtë beqarë më të pëlqyer nga vajzat. Edhe pse njihet si një nga beqarët më sexy të showbiz-it shqiptar, nuk është më sekret që prej disa vitesh ai është në një lidhje me një vajzë simpatike të quajtur Sara Hoxha. Nuk e dimë kur kanë në plan Sara dhe Ledri ta zyrtarizojnë lidhjen, por deri atëherë mediat do vazhdojnë ta quajnë këngëtarin beqar.
Në një intervistë për “Lart e poshtë”, Ledri është ngacmuar pikërisht për këtë temë. Kur ka në plan ai të martohet? Është një pyetje që ia drejtojnë shpesh jo vetëm gazetarët, por edhe gjyshërit.
“Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet ngadalë-ngadalë. Unë martohem kur të vijë koha, se Kresha ma la radhën”, -u shpreh Ledri.