Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është në qiellin e shtatë dhe duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë. Prej disa kohësh Genta është në një lidhje me një biznesmen turk me emrin Hysen i cili e surprizon çdo ditë. Surpriza e rradhës nga Hyseni ka qenë një makinë luksoze për Gentën. Dhuratën Genta e ka treguar me një postim në Instagram duke u shprehur: “Jeta është e bukur”.
Kujtojmë që pak ditë më parë Hyseni i propozoi për martesë Gentës ndërsa “Xing.al” mësoi se këngëtarja e prezantoi të dashurin me familjen në Kosovë.