GAZETARI E PYET PËR LIDHJEN/ “Luzja” i kthehet: Ç’të duhet ty, thashethemaxhi (VIDEO) – AlpeGossip
GAZETARI E PYET PËR LIDHJEN/ “Luzja” i kthehet: Ç’të duhet ty, thashethemaxhi (VIDEO)

GAZETARI E PYET PËR LIDHJEN/ “Luzja” i kthehet: Ç’të duhet ty, thashethemaxhi (VIDEO)

E ftuar dje tek “E diell”, ishte aktorja shumë e dashur për publikun, Renada Caci dhe siç mund ta imagjinoni dhe vetë, gjatë intervistës ka pasur të qeshura pafund. Aktorja foli edhe për jetën private dhe takimin e parë me një djalë.

“Si ka qenë puthja jote e parë?”, e pyeti Ervini. “Obobo me këto gjëra merret ky, thashethemaxhi”, ia ktheu aktorja dhe kur gazetari e pyeti sërish, ajo u përgjigj: “Ç’të duhet ty? Ajo është gjë private”.

Megjithatë me insistimin e Ervinit, aktorja tregoi për takimin e saj të parë dhe sesi atë ditë kishte pirë birra.

“Dashuria e parë që më ka rrahur zemra fort ka qenë jashtë shkollës së mesme, pak më e vogël, kam qenë e rrezikshme ore. Ditën e parë të takimit kam pirë birrë dhe unë e kisha shumë qejf e s’doja t’ja prishja. Rrija si e turpshme se mendoja që ishte i pari dhe i fundit në jetën time”, tha Renada.