Dikur e mohoi origjinën shqiptare, sot Eleni Foureira GODET me deklaratën: Të jetosh në… (VIDEO) – AlpeGossip
Dikur e mohoi origjinën shqiptare, sot Eleni Foureira GODET me deklaratën: Të jetosh në… (VIDEO)

Dikur e mohoi origjinën shqiptare, sot Eleni Foureira GODET me deklaratën: Të jetosh në… (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, erdhi në vëmendje të mediave disa kohë më parë pasi mohoi origjinën e saj. E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se nëse do të kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte dot aty ku është sot.

Së fundmi këngëtarja ka shkuar në Lisbonë, ku do të përfaqësojë Qipron në Eurovision. Në një intervistë për ‘Wiwiblogs’, ajo tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka deklaruar me krenari se është me prejardhje shqiptare.

“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto veshtirësi mua me kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.