E KISHTE MBAJTUR SEKRET/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
E KISHTE MBAJTUR SEKRET/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

E KISHTE MBAJTUR SEKRET/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago, është kthyer në një personazh që tërheq vëmendjen e mediave me jetën e  tij private. Siç dihet ai është i fejuar me gazetaren Vesa Rama, marrëdhënia e të cilëve ka qenë shumë e komentuar pasi kohë më parë u aludua se ata u ndanë.

Por siç duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë pasi së fundmi çifti ka vendosur të zgjerojë familjen. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, Skerdi ka zbuluar se ai dhe Vesa janë në pritje të fëmijës së parë.

Në foto Vesa shihet e veshur me rrobabanjo teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur, pranë fotos Skerdi ka shkruar: “Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale por edhe nga mendja ime sepse ti do më dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do ma falesh atë që e doja vetëm me ty – një engjëll që mezi pres ta shoh, ta prek dhe ta mbaj në duart e mija. Jam shumë i e.m.o.ci.o.n.u.a.r sepse dita ditës mendoj vetëm për engjëllin tonë. Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e fëmijës tim.”