Po, ka sekrete për të realizuar fotot perfekte për Instagramin. Ndoshta nuk është e thjeshtë, por mund t’ia dilni nëse ndiqni disa këshilla. Çfarë duhet të keni parasysh nëse dëshironi të shkrepni një foto si ato të VIP-ave në Instagram? Hidhuni një sy sugjerimeve të mëposhtme.
Peshoni në njërën këmbë
Njërën këmbë mbajeni mbrapa dhe peshoni mbi të. Ky truk do t’ju bëjë të dukeni më elegante dhe më e gjatë. Po ashtu, kjo gjë do t’ju bëjë të dukeni më e lirshme teksa pozoni.
Këmbën tjetër nxirreni para
Kjo gjë do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të gjata dhe nxjerr në pah veshjen tuaj.
Lërini shpatullat të lira
Një foto e mirë mund të shkatërrohet nga qëndrimi i keq. Pavarësisht pozës, kini parasysh të relaksoni shpatullat në mënyrë që qafa të duket më e gjatë dhe fotoja të duket spontane.
Po në rastet kur pozon ulur?
Edhe në këto raste vlejnë të njëjtat rregulla. Peshoni në njërën anë duke e zgjatur këmbën tjetër para duke prekur në tokë me gishtin e madh të këmbës.
Sekreti qëndron te këndi i fotos
Të shohësh kamerën drejt rrallëherë është një pozicion i mirë. Mundohuni të lëvizni pak kokën mënjanë, në mënyrë që të theksoni tiparet.
Gjeni ndriçimin më të mirë
Ndriçimi luan një rol të madh për sa u përket fotove. Drita natyrale është gjithmonë më e mira, prandaj sigurohuni të gjeni një vend të ndriçuar mirë.