DO TA DASHURONI/ Ja si duket palltoja që do tju ”fiksojë” të gjithave – AlpeGossip
DO TA DASHURONI/ Ja si duket palltoja që do tju ”fiksojë” të gjithave

DO TA DASHURONI/ Ja si duket palltoja që do tju ”fiksojë” të gjithave

Duket si një xhaketë e thjeshtë dhe praktike, por në fakt është ideale për një dimër të ftohtë! Nga influencuesit e modës konsiderohet si gjetja e 2020-ës për tërësinë e stilit dhe elementëve të saj. Është një pallto e ngrohtë, me kuadrate dhe lehtësisht e kombinueshme. Të dhënat e fundit të publikuara në Pinterest flasin vetë: studimi tregon se ka rritje të pëlqyeshmërisë me 292% ndaj kësaj xhakete të firmës Mango.

Si pjesë e koleksionit të ri të veshjeve të dedikuara për gratë me stil, ajo mund të blihet në dyqan ose online dhe është doemos një blerje e zgjuar. Një prej markave tona të preferuara të modës është e gatshme të na shoqërojë përgjatë gjithë dimrit, e pushimeve për një look të rehatshëm dhe me stil maksimal.

Kjo pallto e shkurtër e Mango Winter 2020 është në thelb një “zhytje” në të kaluarën që e mposht pamjen e së tashmes. Tonet e saj të ngrohta dhe të buta përzihen në mënyrë të përsosur me atmosferat e hijshme të dimrit, dhe përbërja e saj e leshit e bën të përsosur si zgjedhje që vishet me një triko të madhe poshtë, ose mund t’i shtoni një rrip të zi ose kaf që i përshtatet stilit tuaj.

Plotësojeni pamjen me një palë çizme të lezetshme lëkure, stil kauboj dhe disa aksesorë ari sipas dëshirës mund të jenë vëthë ose varëse! Mirë se vini në trendin më absolut të modës për këtë dimër!