Çfarë paska humbur! Artisti shqiptar ftohet për darkë nga Selena Gomez, por ai nuk pranon… – AlpeGossip
Çfarë paska humbur! Artisti shqiptar ftohet për darkë nga Selena Gomez, por ai nuk pranon…

Çfarë paska humbur! Artisti shqiptar ftohet për darkë nga Selena Gomez, por ai nuk pranon…

Është padyshim një nga artistët më virtuozë të skenës shqiptar dhe një fakt e ka ka treguar gjithnjë.
Por gjatë intervistës së tij për Rudina Magjistarin, violinisti Olen Çesari është shprehur rreth një ndodhie në Itali kur ishte duke pritur çmimin “Artisti i Vitit”

Cesari tregoi se pasi ishte shqetësuar nga ulërimat e fansave poshtë dritares së hotelit, vuri re se në dhomën ngjitur ndodhej këngëtarja me famë botërore Selena Gomez. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, këngëtarja e ka ftuar violinistin për një darkë, por ky i fundit e ka refuzuar duke I thënë se darka ishte e përfshirë në eventin ku do merrnin pjesë.

“…Shihja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë I thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj.”- është shprehur violinisti i njohur.