Shqiptarja super seksi largohet nga grupit OTR? Ja foto që hodhi dyshimet – AlpeGossip
Shqiptarja super seksi largohet nga grupit OTR? Ja foto që hodhi dyshimet

Shqiptarja super seksi largohet nga grupit OTR? Ja foto që hodhi dyshimet

E njohur me emrin “Baby G”, Gordana Kingji është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara jo vetëm për fotot super seksi që poston shpeshherë në Instagram, por edhe për jetën personale.

Vitin e kaluar ajo e prishi raportin me Getinjon, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën “Monster”.

Më pas Gordana u bë pjesë e OTR-së dhe gjatë verës e kemi parë shpesh të ishte prezente në koncertet e grupit.

Mirëpo me veprimet e fundit, këngëtarja ka hedhur dyshimet se nuk është më pjesë e OTR-së dhe se po rregullon marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e dikurshëm.

Gordana ka postuar fillimisht një foto nga kënga e saj me Getinjon “Monster” dhe njofton se do të ketë një “Monster 2”.

Ndërsa së fundmi këngëtarja ka filluar edhe ta ndjekë në Instagram reperin.