PLASI/ Ish-banorja e BBA i kthehet Lori Hoxhës: Boll! E dimë sa e vështirë është të jetosh me miliona… – AlpeGossip
PLASI/ Ish-banorja e BBA i kthehet Lori Hoxhës: Boll! E dimë sa e vështirë është të jetosh me miliona…

PLASI/ Ish-banorja e BBA i kthehet Lori Hoxhës: Boll! E dimë sa e vështirë është të jetosh me miliona…

Ditën e sotme, Lori Hoxha uroi festën e 8 marsit me një status ku shprehej sesa krenare ishte që që prej ndarjes nga jeta të babait të saj, ajo së bashku me të ëmën dhe motrat ia kishin dalë vetë të ishin aty ku janë.

Por kjo deklaratë e Lorit nuk është pritur dhe aq mirë nga të gjithë mesa duket.

Një nga personat që e ka shprehur publikisht irritimin për fjalët e trashëgimtares së “Top Channel” ka qenë Ilda Gega, ish-banorja e “Big Borther Albania 1”, e cila u bë e njohur për sherrin e shumëpërfolur me pjata brenda shtëpisë.

“O Zot i Madh, na lër rehat e mori dreqi! Jeta është kaq e vështirë kur nuk e di çfarë ngjyre ta zgjedhësh Lamorghini-n. Ne e dimë sa e vështirë është ta shtysh me meleona evro! Urdhëro!”-ka shkruar me ironi Ilda, duke shtuar në fund dy adresa të organizatave shqiptare për bamirësi.