JANË ZËNË/ Nora Istrefi dhe Butrint Imeri duket se nuk i lanë aspak mirë marrëdhëniet – AlpeGossip
JANË ZËNË/ Nora Istrefi dhe Butrint Imeri duket se nuk i lanë aspak mirë marrëdhëniet

JANË ZËNË/ Nora Istrefi dhe Butrint Imeri duket se nuk i lanë aspak mirë marrëdhëniet

Butrint Imerit duket se i ka mbetur pak hatri me këngëtaren Nora Istrefi. Do thoni ju: “Po përse?” Po, sepse krejt papritur e ka hequr nga lista e tij e ndjekësve në “Instagram”.

Nga ana tjetër, këngëtarja e hitit “Majëm” vijon ta ndjekë kolegun e saj, ashtu siç ditën e parë! Kështu që, ‘inati’ qenka vetëm njëanshëm.

Ende nuk dimë me siguri, përse Butrinti ka ndërmarrë këtë vendim, pasi ata dukeshin se kishin një marrëdhënie të mirë mes tyre. Madje, në muajin gusht performuan së bashku këngën ‘Gabimet’ gjatë një koncerti dhe në internet u bë nami se Nora ‘tradhëtoi’ Gjikon me Butrintin.

Nejse, do të presim plot durim Butrintin të shpjegojë arsyet e këtij vendimi!