U KAP NGA POLICIA DHE U BURGOS NË AMERIKË/ Këngëtari shqiptar tregon për herë të parë historinë – AlpeGossip
U KAP NGA POLICIA DHE U BURGOS NË AMERIKË/ Këngëtari shqiptar tregon për herë të parë historinë

U KAP NGA POLICIA DHE U BURGOS NË AMERIKË/ Këngëtari shqiptar tregon për herë të parë historinë

Rreth dy vite më parë mediat raportuan se, këngëtari Arjan Korkaj ishte futur në burg për disa javë në Amerikë. Por ai vendosi të sqaronte për herë të parë historinë e ngjarjes mesnatën e së premtes gjatë emisionit “Zonë e lirë”. Ai mohoi faktin e arrestimit për arsyen se e drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa sqaroi se në paraburgim kishte qëndruar vetëm 2 ditë.

“Nuk isha i dehur, por ngaqë devijoja rrugën se isha duke dërguar një mesazh dhe policinë e kisha mbrapa. Polici këmbëngulte se isha i pirë. Më bën testin e alkoolit në polici dhe më doli 0, por nuk ishin të bindur”, tregoi Korkaj.

Ndërsa arrestimi i tij ndodhi në Florida, ai kujton se kushtet e paraburgimit ishin skandaloze.

“Ishin të ndarë në grupe që të mbizotëronin njëri-tjetrin. Ishim 27 veta në një sallë të vogël, aty hanim, aty flinim”, kujton Arjan Korkaj.

I nisur dhe nga historia e tij, Korkaj ka bërë një këngë dedikuar emigrantëve. Por nga ana tjetër ai u shpreh që mund të heqë dorë nga muzika, pasi do që të përkushtohet në krijimin e një familjeje.