”MË KANË PARAGJYKUAR SE KËNDOJ”/ Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike – AlpeGossip
”MË KANË PARAGJYKUAR SE KËNDOJ”/ Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike

”MË KANË PARAGJYKUAR SE KËNDOJ”/ Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike

Luana Vjollca ka arritur suksesin e rradhës duke u shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, një revistë prestigjioze britanike që ka zgjedhur këngëtaren shqiptare për kopertinën e muajit shtator.

Në kopertinën e kësaj reviste Luana shfaqet e veshur me fustan lejla e flokët e lagur.

Gjatë intervistës për revistën “Global Woman”, Luana ka treguar se është paragjykuar shumë për faktin që këndon, por ajo nuk është dorëzuar.

“Tranzicioni në industrinë e muzikës (edhe pse kam studiuar kanto dhe kam marrë pjesë në festivale), është shoqëruar me paragjykime. Por sot mund të them se ja dola, ja dola sepse e dashuroja dhe sepse kam punuar fort dhe kam besuar që do ja dal. Jam e lumtur kur shkoj në koncerte në çdo shtet të botës ku ka shqiptarë dhe takoj kaq shumë fansa dhe marr dashuri prej tyre”, është shprehur Luana.