ÇFARË KA NDODHUR? Aurela Gaçe nuk do marri më pjesë në festivale dhe e thotë troç arsyen (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË KA NDODHUR? Aurela Gaçe nuk do marri më pjesë në festivale dhe e thotë troç arsyen (FOTO)

ÇFARË KA NDODHUR? Aurela Gaçe nuk do marri më pjesë në festivale dhe e thotë troç arsyen (FOTO)

Mbrëmjen e sotme ylli i muzikës shqiptare Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” prej ku i është përgjigjur në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë pyetjeve pikante të fëmijëve të panelit.

Një prej tyre e pyeti këngëtaren rreth arsyes pse ajo ka vendosur që të mos marrë pjesë nëpër festivale.

Pa u menduar gjatë, Aurela i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Më ka dalë nami se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit.”

Në mënyrë që të mos kemi keqkuptime…këngëtarja nuk do e lërë muzikën, thjesht nuk do ta shohim më si konkurrente në një garë të caktuar.