HISTORIKE! Tre shqiptarë PREKIN finalen e EUROVIZION 2018 – AlpeGossip
HISTORIKE! Tre shqiptarë PREKIN finalen e EUROVIZION 2018

HISTORIKE! Tre shqiptarë PREKIN finalen e EUROVIZION 2018

Shqipëria arriti të prekë finalen e “Eurovision 2018”. Këngëtari Eugent Bushpepa ka triumfuar me perfomancën e tij në Lisbonë të Portugalisë, me këngën “Mall”.

Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall”, një interpretim korrekt duke shpalosur në tërësi vlerat e tij vokale si artist.

Në natën e sotme konkuruan gjithsej 19 shtete, dhe në finale u kualifikuan 10 prej tyre, mes tyre edhe këngëtarja Eleni Foureira me origjinë nga Shqipëria, e cila përfaqësoi Qipron. Po ashtu në finale është edhe Ermal Meta që përfaqëson Italinë./AlpeNews.al