“MË TËRHEQ VËREJTJE”/ Klea Huta zbulon marrëdhënien me vjehrrën – AlpeGossip
“MË TËRHEQ VËREJTJE”/ Klea Huta zbulon marrëdhënien me vjehrrën

“MË TËRHEQ VËREJTJE”/ Klea Huta zbulon marrëdhënien me vjehrrën

Moderatorja e njohur shqiptare, Klea Huta, është kthyer në një ndër personazhe më të dashur për publikun shqiptar. Jeta e saj private dhe sidomos lidhja me këngëtarin Elgit Doda ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Mbrëmjen e djeshme, Klea ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ku ka rrëfyer diçka më shumë për marrëdhënien e saj me Elgitin, por edhe me prindërit e tij. Ajo ka treguar se me vjehrrën shkon shumë mirë dhe e konsiderojnë njëra-tjetrën shoqe.

‘Mami i Elgitit vjen shpesh në shtëpinë tuaj?’, e ka pyetur Rudina.

“Vjen. Si ti them, vjehrra? Asaj nuk i pëlqen ti them vjehrra, thotë nuk jemi vjehërr e nuse, jemi shoqe. E kam shumë të mire.”, ka rrëfyer Klea teksa më vonë ka thënë se asaj madje nuk i intereson nëse Klea gatuan apo jo pasi i sjell vetë ushqimet e gatshme për të dhe Elgitin.

“Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme. Jam me fat se lindi njeriun e jetës time dhe jam shumë e bekuar sepse më këshillon, më tërheq vërejtje, të gjitha.”, ka përfunduar ajo.