KUJDES NGA KËTO SHENJA HOROSKOPI/ Janë xheloze për suksesin e të tjerëve – AlpeGossip
KUJDES NGA KËTO SHENJA HOROSKOPI/ Janë xheloze për suksesin e të tjerëve

KUJDES NGA KËTO SHENJA HOROSKOPI/ Janë xheloze për suksesin e të tjerëve

Dashi

I pari në këtë listë nuk është askush tjetër veçse Dashi. Lideri i zodiakut, përveç se është aventurier, i pavarur dhe dinamik, është edhe shumë konkurrues dhe i tillë është me të gjithë, qoftë edhe me miqtë apo partneren. Nuk e bën me qëllim, vetëm sepse dëshiron të jetë më i miri në çdo gjë, nuk mund të pranojë që dikush pranë tij ta ketë “tejkaluar” dhe të ketë bërë diçka në jetë që e veçon. Kjo e hedh poshtë atë psikologjikisht dhe e bën atë të fajësojë veten.

Luani

Mbreti i zodiakut që dëshiron gjithmonë të udhëheqë dhe sigurisht të paraprijë, mund të bëhet shumë xheloz dhe mendjevogël. Ndonëse e karakterizon bujaria dhe madhështia e tij, ka raste kur ndjen se të tjerët janë më të mirë se ai kur i del vetvetja e keqe dhe nuk gëzohet për asgjë. Ai është aq xheloz për të gjithë dhe për gjithçka, sa fillon të “vlojë” brenda tij! Ai dëshiron që gjithçka të bëhet sipas mënyrës së tij dhe sigurisht që dëshiron që të tjerët të dëgjojnë, admirojnë dhe ndjekin shembullin e tij. Kur ndihet “pak” dhe humbet pranimin e të tjerëve apo kur dikush i vjedh lavdinë atëherë gjërat bëhen shumë të vështira!

Akrepi

Së fundmi, kjo listë përfshin edhe Akrepin posesiv dhe të fshehtë. Xhelozia është karakteristike për të dhe e ndjen në të gjitha marrëdhëniet. I dashuruar, profesionalisht, madje edhe në familje. Sidomos kur i sheh gjërat që i vijnë më lehtë atyre që e rrethojnë, atëherë nuk mund ta pranojë fare, ndjen padrejtësi ndaj vetes dhe shfaq një karakter të keq që nuk i pëlqen askujt.