Elvana Gjata e pyet për trupën e baletit para të gjithë, Albi Nako habit me përgjigjen e tij (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata e pyet për trupën e baletit para të gjithë, Albi Nako habit me përgjigjen e tij (FOTO)

Elvana Gjata e pyet për trupën e baletit para të gjithë, Albi Nako habit me përgjigjen e tij (FOTO)

Më datë 14 të këtij muaji, këngëtarja Elvana Gjata mbajti një koncert madhështor në Prishtinë. Këngëtarja e dashur për të gjithë, është pritur shumë mirë nga publiku kosovar për të cilët ka kënduar hitet e saj dhe siç e kemi parë në disa video që kanë qarkulluar në rrjet Elvana është emocionuar e është përlotur.

Por këngëtarja shqiptare nuk ishte vetëm pasi shoqërohej nga trupa e baletit të Albi Nakos dhe ka publikuar në Instagram një kolazh fotosh nga performanca e saj së bashku me balerinët ku shkroi: Mendoj se balerinët e mi janë më të mirët, si thua ti Albi Nako?

Siç duket Albi nuk ka dashur t’u rrisë “veshët” trupës së tij të baletit ku bën pjesë edhe Alba Hoxha me të cilën përflitet se është në një lidhje dhe i shkroi Elvanës: Unë nuk mendoj kështu…